Mobi Casa

Ndarjet në modë

/ 4 minuta lexim

Këngëtarët e estradës tashmë e kanë bërë si traditë të mos rrinë më shumë se një deri në tri vjet në lidhje me një person. Pas ndarjes ato gjithmonë thonë se janë single, edhe pse shihet se janë në përcjellje të personave të ndryshëm. Megjithatë, nga viti në vit ndarjet në skenën e VIP-ve po bëhen gjithnjë e më interesante.

Ndarjet e këngëtarëve të estradës nuk konsiderohen më si lajme tragjike. Madje, tashmë ato janë bërë në modë e ndonjëherë shihen edhe si frymëzim për disa këngëtare për të bërë ndonjë këngë. Po sjellim disa nga këngëtarët e famshëm, të cilat së paku janë lidhur dhe janë rilidhur, ka ndodhur madje edhe gjatë një viti kalendarik.

Dafina Zeqiri, dy lidhje brenda vitit

Po që e zë vendin e parë në klikime në Youtube.com, këngëtarja Dafina Zeqiri është ndarë nga dy të dashur brenda një viti kalendarik. Këngëtarja për disa vite ishte në lidhje me Krenar Çoçaj, lidhje kjo që u prish pas disa viteve . Por, vitin e kaluar Daffy e prishi këtë lidhje për t’u lidhur me reperin Ledri Vula. Tash ka mbetur edhe pa Ledrin, përderisa është për një vizitë zyrtare në SHBA. Atje po thonë se po shoqërohet me Blerim Destanin. Ku i dihet, Daffy mund të ketë ndonjë lidhje të re shumë shpejt. Tash jo brenda Kosovës, por jashtë saj.

Tuna pas ndarjes sjell hit

RCCOLA

Altuna Sejdiu është një emër tjetër në estradën kosovare, e cila edhe ka qenë e martuar, njëherë edhe e fejuar, por që prapë nuk ka arritur të gjejë shpirtin e saj binjak. Në vitin 2010, këngëtarja ishte martuar në një ceremoni gala në Shkup me Rilind Rekën, por më vonë ajo vendosi të prishë martesën më të. Pothuajse asnjëherë nuk janë bërë të ditura shkaqet e kësaj ndarjeje. Ndryshe, këngëtarja ka qenë e fejuar edhe më parë me një person, kurse disa vite më parë ajo ishte edhe e dashura e reperit Ledri Vula, me të cilin po ashtu u nda, por shkaqet nuk u ditën. Kush do të qëllojë në shënjestër Tunën, mbetet të shihet. Por, pas ndarjes Tuna gjithmonë është në gjendje të sjellë një hit. I tillë ishte edhe hiti “I Asaj”.

Vesa Luma rehatohet në Shqipëri

Këngëtarja Vesa Luma po ashtu është njëra prej këngëtareve që më në fund duket së është rehatuar, jo duke gjetur ndonjë djalë në Kosovë por në Shqipëri. Këngëtarja pas ndarjes nga një regjisor kosovar është lidhur me Big Bastan, ndërkaq çifti – edhe Basta edhe Vesa në intervistat e tyre për media thonë se janë të lumtur me njëri-tjetrin. Vesa si duket është rehatuar në Shqipëri. Suksese Vesës në lidhjen e saj.

Genta në kërkim të fatit

Edhe këngëtarja Genta Ismajli nuk ka pasur ende fat që të gjejë një djalë dhe të vendoset për këto 10 vite sa është në skenë. Këngëtarja më parë ishte në një lidhje të gjatë me Milot Binakun, me të cilin edhe ndante banesën kur vinte në Prishtinë. Genta dhe Miloti kishin bashkëjetuar për disa vite në Prishtinë, por në fund ata ishin ndarë. Përderisa Miloti thuhet se tashmë ka gjetur një vajzë tjetër, diçka tjetër thuhet për Gentën – ajo vazhdon të jetë beqare.