RCCOLA

Ndarja vetëm në kokat e ëndërrimtarëve

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë -Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë sot se Shqipëria e mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës duke kundërshtuar kështu ndarjen e saj, ndërkohë që ideatorët e saj i ka quajtur ëndërrimtar.

E në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se Serbia njëherë e mirë duhet të pranoj realitetin ri të krijuar në Kosovë.

Të dy presidentët, Topi dhe Jahjaga, këto komente, i kanë bënë pas takimit të sotëm. Presidenti, shqiptar konsideron se historia e Kosovës është e përfunduar për nga pikëpamja e integritetit, i cili, sipas tij, në të ardhmen do të ketë edhe njohje të reja, që do të bëjë Kosovën anëtare të plotë të OKB-së.

“Shqipëria të gjitha institucionet pavarësisht kush është në krye të institucioneve kanë një zë të sinkronizuar, qoftë në Organizatat e Kombeve të Bashkuara, qoftë në tavolina të tjera të rëndësishme ku diskutohet për politikën në BE, ku Shqipëria shpreson të jetë me statusin e vendit kandidat, për të shprehur fuqimisht atë që sot Kosova e ka, dhe në mënyrë absolute nuk duhet të mendohet që mund të ketë ndarje të Kosovës. Kjo histori është e përfunduar, të gjithë duhet të mësohen me këtë realitet dhe ata që e kanë një ëndërr të deformuar”, ka thënë Topi

Për më tepër , presidenti Topi, konsideron se rruga e Kosovës, në Bashkimin Evropian, pa dyshim se është e pa ndashme dhe se, sipas tij, askush nuk duhet të dal jashtë kësaj linje.

“Vetë Serbia nuk duhet të dal jashtë projekteve të integrimit në euroatlantik, sepse ky është një projekt mbar rajonal. Tendencat sot janë integruese dhe askush nuk dëshiron të jetë jashtë kësaj linje edhe për shkak të një filozofie që lidhet me retrospektiven nacionaliste. Sot Ballkani, ka totalisht një fizionomi tjetër”, ka thënë presidenti shqiptar.

Për më tepër, ai shtoi, se ne dëshirojmë që të kemi një Ballkan të integruar, ku politika të mos jetë më frenuese dhe se është koha që të gjithë të dëshirojmë që të kemi një Ballkan integrues për në BE.

Mobi Casa

Ndërkaq duke folur për procesin e përmbylljes së Pavarësisë së mbikëqyrë, presidenti Topi, ka thënë se Shqipëria, me vëmendje po e përcjell këtë proces, për të cilin shpreson se do të përmbyllet me sukses. Ai vlerësoj se Kosova që nga shpallja e Pavarësisë, ka bërë ndryshime të jashtëzakonshme dhe substanciale në zhvillimin e saj si shtet. Ai shprehet i bindur se Kosova do të dinë të ruaj tërë territorin e saj dhe e ardhmja pa dyshim se do të jetë në BE.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ka falënderuar presidentin Topi për angazhimin e tij në çështjen e Kosovës, ka theksuar se marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë shembullore dhe se, sipas saj, qëllimi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë, pa dyshim se është integrimi në Bashkimin Evropian.

E pyetur nga mediat, për zgjedhjet në Serbi, Jahjaga ka thënë se Republika e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon dhe se ka një fqinjësi të mirë me shumë shtete në rajon dhe më gjerë. Ajo beson se Serbia do të kuptoj realitetin e ri dhe në të ardhmen do të ketë fqinjësi të mirë me Kosovën, ngase, sipas saj, pjesa e Ballkani, tashmë i përket popujve të lirë.

“Tani ne jemi duke jetuar në një shekull krejtësisht të ri dhe mesazhi im për Republikën e Serbisë dhe për lidershipin për atë pjesë është që duhet të pranojnë realitetin e ri. Ky është realitet dhe nuk ka kthim mbrapa dhe vetëm në këtë mënyrë mund të udhëhiqen duke përkrahur njëra-tjetër në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane dhe integrimeve euroatlantike. Ne kemi pasur një të kaluar dhe duhet të themi se koha e hegjemonizmit ka kaluar.

Ballkani perëndimor apo kjo pjesë e Evropës lindore i përket popujve të lirë, të barabartë dhe rruga jonë është drejt integrimeve evropiane dhe kjo nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë Jahjaga

Të dy presidentët kanë folur edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore që kanë të dy shtetet, duke thënë se ato duhet të forcohen edhe më shumë, sidomos në fushën e ekonomisë. Më pastaj, presidenti i Shqipërisë, ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, për të vazhduar me një fjalim në një seancë Solemne në Kuvendin e Kosovë. Topi, gjithashtu, pritet të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova, ndërkaq nesër do të bëj homazhe tek Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Kompleksi i Haradinajve në Gllogjan të Deçanit.

Përndryshe, vizita e presidentit Bamir Topit në Kosovë do të jetë e fundit, si president i Shqipërisë. /kosovapress/