Uji Dea

Ndalohet pirja e duhanit në vende publike

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 71 vota për dhe dy abstenime, kanë miratuar të enjten Ligjin për Kontrollin e Duhanit. Me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të duhanit të produkteve të duhanit.

Sipas tij, ndalohet pirja e duhanit 100 për qind në hapësira publike, hapësira të punës, mjetet e transportit publik dhe në disa hapësira të hapura të përcaktuara, sipas këtij ligji.

Uji Dea

Ministri i Shëndetësisë Ferdi Agani tha se me këtë ligj mbrohet shëndeti publik i gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.

Ka disa kohë që diskutohet për këtë Ligj, madje njohës të mirë të këtyre çështjeve vazhdimisht kanë këshilluar që mos të miratohet si i tillë ngase mund të rrit kriminalitetin. /Telegrafi/