Fundamenti

Ndalohet një person për falsifikim të dokumentit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin F.N., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi, se i dyshuari F.N., ka siguruar dhe ka përdoruar patentë shofer të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se është falsifikuar dhe nuk ka kaluar nëpër procedurat e rregullta ligjore për lëshimin e tij nga autoritetet përkatëse, të cilin e kishte siguruar nga një person i panjohur, duke paguar shumën e të hollave prej 400 euro.

FITORJA

I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të vendoset rreth masës për sigurimin e tij në procedurë penale thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.