Fundamenti

Ndalohen katër zyrtar të Artanës, dyshohet se keqpërdoren buxhetin në vlerë të 13 mijë eurove

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të premten me aktvendim të Prokurorit të shtetit e në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtar të komunës së Artanës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Uji Dea

Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej tre viteve në shumë prej 13000 mijë euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Artanës thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/