FITORJA

Ndalet zemra e koreografit të njohur Agron Aliaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ka ndërruar jetë koreografi i njohur shqiptar Agron Aliaj.

Koreografi me një karrierë 50-vjeçare në Teatrin e Operës dhe Baletit u aksidentua më 7 mars teksa po dilte nga TKOB, ku po zhvillonte provat për premierën “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë.

Burime nga QSUT bënë të ditur se profesori vdiq rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit të djeshëm, në moshën 79- vjeçare.

Prej ditës së aksidentit Aliaj ndodhej në trajtim intensiv për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë në shtyllën kurrizore.

Familjarët akuzuan autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë për indiferentizëm dhe burokraci të cilat mund ti merrnin jetën njeriut të tyre, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë deklaroi se një ndërhyrja kirurgjikale mund ti shkaktonte një paralizë të përgjithshme pasi kishte dëmtuar shtyllën kurrizore dhe trurin.

FITORJA

Homazhet do të zhvillohen nesër në TKOB nga ora 12:00 deri në orën 14:00.

Aksidenti fatal

Mbrëmjen e 7 marsit 2012, baletmaestro u përplas nga një makinë sapo kishte lënë provat në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe ishte duke kapërcyer rrugën pranë Teatrit kur është goditur nga një automjet Audi A6.

Familjarët dhe artistët përsëritën apele të shpeshta për shpëtimin e jetës së tij duke e transportuar jashtë për një mjekim të specializuar, por ministria e Shëndetësisë e kundërshtonte, pasi mund t’i rrezikonte jetën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.