Ndalet një person në magjistralen Pasjan-Muçibabë, dyshohet se po transportonte 11 migrantë
Gjilan – Policia ka ndaluar gjatë natës një person të dyshuar për kontrabandim me migrantë, në rrugën Pasjan – Muçibabë.
Rasti është evidentuar rreth orës 00:20, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga i dyshuari, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, në pjesën e brendshme të automjetit janë gjetur 11 persona emigrantë.
Pas konsultimit me prokurorin, për rastin është njoftuar njësiti për Migrim. Automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në Terminalin Doganor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente./rajonipress/


