FIDANISHTJA

Ndahet nga jeta Zyrafete Jashari, ish drejtoreshë e QRA-së në Gjilan dhe një ndër juristet e para femër në regjionin tonë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Sot me datën 20 gusht 2022, është ndarë nga jeta Zyrafete Jashari, e cila për vite me radhë në Kosovën e pas luftës ishte në krye të Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan, që në atë kohë mbulonte gjithë regjionin e Anamoravës, ku si drejtoreshë për vite me radhë dha kontribut të madh në ndërtimin dhe funksionalizimin e këtij institucioni nga vendorët.

E ndjera ishte e diplomuar në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës në vitet e 70-ta dhe ishte ndër juristet e para femra në regjionin e Anamoravës, profesion ky që shumë pak femra të asaj kohe e kishin zgjedhur.

Gjatë karrierës së saj deri në moshën e pensionit, e ndjera me ndershmëri dhe profesionalizëm ishte në shërbim të plotë të detyrave të punës dhe shumë e respektuar nga kolegët dhe qytetarët.

FIDANISHTJA

E ndjera ishte vajza e ish mësuesit tani të ndjerë Hazir Selimi (ish mësues klasor në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan) dhe bashkëshortja e ish avokatit dhe gjyqtarit po ashtu tani të ndjerë Avni Jashari, ndërsa pas vetes ka lënë katër fëmijë, djalin Hamdi Jashari – avokat, vajzën Ditëmira Jashari-Shulemaja e cila jeton në perëndim, djalin Shpëtim Jashari – ekonomist dhe djalin tjetër Edon Jashari – fizioterpeut.

Familjarët përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet me datën 20 gusht 2022, ditë e shtunë, në orën 16:30 në varrezat e qytetit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.