Uji Dea

Ndahet nga jeta veprimtari e patrioti Hysni Agushi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hysni Agushi pjesë e NDSH dhe një njeri me kontribute të veçanta atdhedashurie është ndarë nga kjo botë këtë të mërkure, ndërsa varrimi pritet të bëhet ditën e premte në varrezat e Gjilanit kanë njoftuar familjarët.

Hysni Agushi plis bardhi dhe njeriu që tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, veprimtar e patriot me zemër, ndërroi jetë këtë të mërkure.

Hysni Agushi i cili qysh si i ri kyçet në NDSH ka lënë pas vetës një biografi të pasur. Ishte një njeri i kalitur dhe i sprovuar për ta dashur e ndihmuar çështjen kombëtare.

Plisi i tij i bardhë dhe dashuria për shtetin shqiptarë dhe avancimin e çështjes së Kosovës ishin preokupimi kryesor i këtij burri të madh e të ndritur./rajonipress/

Eco Higjiena

Njoftimi nga familja Agushi:

NJOFTIM MORTOR
Ju njoftojmë se të mërkurën, me datë 22 mars 2023, ka ndërruar jetë babai ynë Hysni Agushi.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten më 24 mars 2023, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Gjilan.