ARKATANA

Ndahet nga jeta urologu i njohur Shefqet Mehmeti, arkivë për shumë ngjarje e procese në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lajmi për vdekjen e dr. Shefqet Mehmetit i ka tronditur të gjithë. Shefqet Mehmeti ishte njëri nga urologët më të mirë në rajon, një njeri i kompletuar me të gjitha premisat e një eksperti dhe profesionisti të madh. I edukuar, humanist i jashtëzakonshëm, solidar e njohës i shumë rrethanave historike. Ka një arkiv të madh të fotografive dhe ka postuar qindra artikuj për qytetin e Gjilanit, Artanës, Vitisë e Kamenicës.

I papritur lajmi për vdekjen e dr. Shefqet Mehmetit. Sipas familjarëve dr. Shefqet Mehmeti ka ndërruar jetë sot ndërsa varrimi bëhet nesër, më 20.04.2022 (e mërkurë), me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Po kush ishte dr. Shefqet Mehmeti. Një mjek i madh dhe i dashur, një edukator e profesor me një pedanteri të jashtëzakonshme.

Shefqet Mehmeti do i mungojë Gjilanit, fshatrave të tij që pothuajse i ka ecur të gjitha në këmbë, i ka vizituar dhe i ka prekur, ka bërë mijëra foto dhe është ndjer i lumtur, kur ka shkruar për historinë e Gjilanit.

Uji Dea

Me profesion të super specializuar si urolog dhe si student i shkëlqyeshëm i Zagrebit, jetoj me shumë autoritet e respekt në Gjilan e më gjerë.

Ishte pjesëmarrës i të gjitha kongreseve e seminareve rreth Urologjisë dhe përkrahu të gjitha kategoritë, duke i ndihmuar në kontrollimet mjekësore falas.

Pusho i qetë doktori i madh dhe i paharruar nga ne./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.