Fundamenti

Ndahet nga jeta Tefik Rashiti, aktivist i devotshëm i PDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lajmin për vdekjen e parakohshme të Tefik Rashitit e morëm me dhimbje dhe pikëllim të thellë. Tefiku na iku herët nga kjo botë, por veprat dhe kontributi tij janë të shumta dhe me vlerë, për çështjen kombëtare, shoqërore dhe politike, e të cilat do të mbesin të paharruara për të gjithë, e në veçanti për ne që e kishim një mik të pazavendësueshëm dhe një aktivistë të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Gjatë jetës së tij, Tefiku e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur dhe bashkëpunuar me të. Me punën e tij, ai ka bërë që të vlerësohet nga të tjerët duke nxitur entuziazmin dhe vullnetin për të bërë punë dhe vepra të mira për vendin tonë.

GRANDEMALL

Ndarja e hershme e Tefikut, është humbje e rëndë jo vetëm për ju e nderuar familje Rashiti, por është humbje e madhe edhe për të gjithë ne miqtë e Tefikut, për kolegët e shumtë që ai i kishte në Partinë Demokratike të Kosovës dhe për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Tefikut.

I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe respekti për angazhimin dhe kontributin e mikut tonë. Ngushëllime të gjithë atyre që e njohën Tefik Ramiz Rashitin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.