Ndahet nga jeta Remzi Osmani nga Përlepnica

Gjilan – Sot, morëm një lajm të hidhur nga diaspora! Në moshën 46 vjeçare, ndërroi jetë, bashkëvendësit ynë i nderuar e respektuar Remzi Shefket Osmani! Pasi, kisha fatin ta kisha nxënës, në shkollën fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë, nuk mund mos ta përkujtoj, kohën kur ishte nxënës! Remziu dallohej, edhe si nxënës i shkëlqyeshëm, me një edukatë e sjellje shembullore! I qetë, dhe shumë i dashur për familje, shok e bashkëvendësit përlepnicas!
Njashtu, ishte punëtor i palodhur, nuk hezitonte të ju ndihmon të tjerëve! Ajo, çka e dallonte nga të tjerët, ishte modestia, të gjykuarit qetë e ngadalë!
Remziu,kishte edhe nga të merrte frymëzim për çështje kombëtare, frymëzohej nga heroi Zija Shemsiu, pasi ishin edhe kusheri!
Prandaj, Remziu la zbrazëti në familje, miq, shok dhe të ne përlepnicasit! Por, në jetën e tij, la gjurmë të pashlyera, edhe pse kishte nevojë akoma familja, shoqëria e rrethi! Por, jetë qenka e tillë, vetëm veprat dhe kujtimet na mbeten në këtë botë të përkohshme! Kemi dhembje, por jemi edhe krenar si përlepnicas që e kishim Remziun ! Familjes së Remziut ngushëllime, njashtu miqve, shokëve, dhe gjithë përlepnicasëve! Lavdi jetës e veprës së Remziut, qoftë i lehtë dheu i Kosovës-Përlepnicës!/nuhi nuhiu/rajonipress/