Eko Higjiena

Ndahet nga jeta pedagogu i muzikës Xhevat Ismaili

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Xhevat Ismaili, profesor në Fakultetin e Edukimit në Gjilan është ndarë nga jeta këtë të mërkure. Për kontributin e tij si mësimdhënës dhe edukues i shumë brezave ka folur dr. Faik Shkodra.

Është ndarë nga jeta profesori e pedagogu universitar Xhevat Ismaili. Profesor Xhevat Ismaili vdiq në moshën 64 vjeçare (1948-2012) . Ishte një pedagog, mësimdhënës dhe ekspert i fushës së muzikës. Për kontributin e tij dhënë shumë gjeneratave Fakulteti i Edukimit në Gjilan ka mbajtur një mbledhje komemorative ku për jetën dhe veprimtarinë e tij ka folur dr. Faik Shkodra.

Shkodra ka thënë se Xhevat Ismaili ishte një profesor i nderuar e i respektuar. “Ka dhënë kontribut të pamohueshëm në ndërtimin e Fakultetit të Edukimit dhe të ish shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjilan” tha Shkodra. Sipas tij sfera e muzikës në Gjilan nuk mund të ishte kultivuar pa arsimimin e mirë dhe cilësor që ka bërë nëpër breza Ismaili” shtoj Shkodra.

Fundamenti

Ndryshe Xhevat Ismaili është autor i shumë punimeve shkencore e arsimore që lidhen me muzikën. Ka botuar dy libra në fushën e muzikës. Ismaili është përkujdesur shumë që gjeneratave të reja tu lë libra siç është ai i fundit “Lojëra muzikore”.

Libri i Ismailit ishte një ndihmesë e madhe për edukatoret dhe arsimtarët e kësaj fushe për të realizuar kërkesat e planprogramit mësimor në kopsht parashkollor dhe në atë të arsimit fillor. /rajonipress/