UBT

Ndahet nga jeta Ilmi Cana dëshmitarë i masakrës së Tivarit e luftës së Gillanit

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Në moshën 90 vjeçare është ndarë nga jeta Ilmi Cana nga Llashtica e Gjilanit. Cana ishte dëshmitarë i masakrës së Tivarit dhe ka ditur e rrëfyer edhe për luftën e Gillanit dhe Mulla Idriz Gjilanin, për kufomat në Tivar, për Abdullah Preshevën, për kryetarët e Turqisë me prejardhje shqiptare etj.

Ilmi Cana tashmë nuk është më në mesin e të gjallëve. Vdiq burrërisht para katër ditësh dhe në moshë të shtyrë,por me qëndrime gjithmonë të kristalta dhe me një mbamendje të rrallë prej intelektuali,historiani e dëshmitari të një kohe të egër për shqiptarët.

Ilmi Cana edhe pse ka vdekur në moshën 90 vjeçare në Turqi, ku edhe ka jetuar e punuar për më shumë se 50 vite, ai pas vetës ka lënë një histori dhe një rrëfim interesantë.
Kisha rastin e nderin që ta intervistoja një vit më herët dhe ashtu me një rrëfim logjik e me një kronologji të rrjedhshme i kujtonte ngjarjet një nga një. Të gjitha me emër e mbiemër,me data e shifra. Nga respekti po e botojë një pjesë të qëndrimeve të tija për disa ngjarje interesante historike.

Ilmi Cana thoshte vazhdimisht se historia e shkruar dhe e treguar drejtë nuk duhet të harrohet. Edhe ai ishte vetëkritik pse kaq gjatë kishte duruar pa rrëfyer para të tjerëve. Në fakt ai kishte folur para gjeneratave të reja,dhe para disa historianëve komunist të cilët nuk e besonin atë që fliste për shkaun e qetnikët serb.

Megjithatë janë të rrallë dëshmitarët okular dhe ata të kohës që me trurin esull mund të flasin ose të paktën ua kemi dhënë mundësin që të rrëfehen për gjithë ato padrejtësi,tortura e mizori që u janë bërë shqiptarëve ndër vite. Por kjo nuk vlente për Ilmi Canën, shkruesin e saktë të ndodhive e padrejtësive.

Ilmi Cana përmes rrëfimeve të tij origjinale e tregonte historinë e drejtë jo ashtu siç e shkruan historianët e LNÇ-së nëpër oda e konaqe.

Pse Ilmi Cana është histori në vete dhe pse ky burrë aq shumë u nderua e u respektua nga shkollat e Turqisë, duke filluar nga parlamenti e shumë ministra tjerë me prejardhje shqiptare.

Hidromorava

Ilmi Cana ishte nga Llashtica e Gjilanit një vend i njohur për rezistencë kundër të gjitha okupimeve . Ai ishte pjesëtar i brigadës së Mulla Idriz Gjilanit, ku do të mësojë shumëçka për padrejtësitë që i janë bërë kosovarëve .

Megjithatë, Cana patë thënë hapur se Mulla Idriz Gjilani është tradhtuar nga gjakovarët. Kur vritet Mulla Idriz Gjilani së bashku me shokët e tij zhvendoset në Preshevë në një kamp që atë kohë është administruar nga gjermanët. “Ishim nja 400 veta që të gjithë shqiptarë dhe na erdhi në kamp Abdullah Presheva dhe na nxori prej aty”.

Më vonë Ilmiu së bashku me qindra veta do të nisej për në Slloveni duke ecur në këmbë. “Atëherë i kisha vetëm 20 vite dhe rrugës për në Tivar kam ecur nëpër kufoma të shqiptarëve,kam parë shumë gjak e njerëz të vdekur. Nuk na lenin komunistët as t`i shikonim sepse kush mbetej i vetëm rrugës pushkatohej në vend nga komunistët. Kur kemi arritur në Slloveni jemi dorëzuar tek amerikanët ku qëndrova tri vite në kampin e tyre në kushte jo fort të mira. Amerikanët nuk kishin dëshirë që ne të shkonim në Turqi , por nja 800 veta vendosem që të nisemi për në Turqi ku kemi ecur dy ditë në këmbë. Kur arritëm në Turqi ata në sistemuan ,na veshën mirë dhe na gjetën punë”.

Cana nw rrëfimin e tij të një viti më parë kujtonte me shumë emocione kohën që ka kaluar me shumë burrështetas të Turqisë. “E kam pasur mikë të mirë shkrimtarin Mehmet Akif Ersoy,pastaj jam takuar me motrën e Qemajl pashës ,Magbulën të cilën e kam pasur mike të shtëpisë sime.

Tek shtëpia e Kenan Evrenit kam hyrë si në shtëpinë time sepse isha mik i ngushtë. Po si ndodhi që Cana të jetë kaq i mirëpritur nga këta ish president të Turqisë. “Isha një njeri që e doja zanatin e lulishteve. Isha mjeshtër i mirë dhe i zbukuroja aq bukur parqet, saqë ministra të shumtë turq mbeteshin pa mend. Duke parë punën time që bëja duke zbukuruar lulishtet më angazhuan që të udhëheq të gjitha parqet e Parlamentit të Turqisë”.

Nga krejt rrëfimi tij Cana pati dhënë edhe një mesazh për historianët dhe gjeneratat e reja .“Historia e shqiptarëve në Kosovë duhet të shkruhet drejtë,me prova,fakte e dëshmi të gjalla. Kurrë mos i harroni këta njerëz që kanë qenë dëshmitarë dhe përjetues të asaj kohe të ligë. Vetëm, nëse tregohet e vërteta Kosova do ta ketë një histori me vlera sepse kemi qenë popull që gjatë gjithë historisë u kemi ndihmuar edhe të tjerave për tu çliruar “./rajonipress/