Mobi Casa

Ndahet nga jeta gazetari Xhavit Salihu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është ndarë nga jeta gazetari Xhavit Salihu, themelues i Radio Star. Humbja e Xhavit Salihut është e madhe dhe e pazëvendësueshme në fushën e radio gazetarisë thuhet në telegramin e ngushëllimit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” shpreh ngushëllimet e thella familjes Salihu dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve gjilanas. “Humbja e Xhavit Salihut në një moshë relativisht të re është e madhe dhe e pazëvendësueshme në fushën e radio gazetarisë. Xhaviti ishte punëtor dhe gazetar që kurrë nuk dorëzohej. Ishte i qetë dhe ecte çdo orë e ditë për të kapur ngjarjet kryesore” thuhet në telegramin e Musa Sabedinit kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”.

Eco Higjiena

Lexojeni njoftimin e Arbresh Salihut djalit të të ndjerit për humbjen e më të dashurit të tyre

Lamtumirë Babi!
Të nderuar dashamires, miq, koleg, miqësi ,,,, Te gjithë ju te afërm dhe rreth i largët, por i njoftuar, me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë se sonte ndërroj jetë Babai jonë gazetari, kolegu, dhe shoku juaj Xhavit Salihu.
Do të kujtojmë gjithmonë babë te Allahut jemi tek ai do të kthehemi!