Hidromorava

Ndahet nga jeta gazetari Jusuf Bislimi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipas familjarëve gazetari Jusuf Bislimi ka vdekur këtë të hëne derisa varrimi bëhet me Ikindi (14:20) në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Jusuf Bislimi u lind më 10 maj 1949 në fshatin Bukovik, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore katër klasëshe i kreu në vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i vazhdoi në fshatin Pogragjë.

Shkollën e mesme – gjimnazin në Gjilan ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Fizikë – Kimi në Mitrovicë. Ka punuar 12 vjet në procesin mësimor dhe gjatë kësaj kohe pa shkëputje nga puna ka vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës.

United Hospital

Ka punuar në shkollat fillore në Bukovik, Uglar, Malishevë, Pogragjë dhe në Qendrën Teknike në Gjilan. Gjatë viteve 1982 – 1990 ka punuar në Televizionin e Prishtinës në Programin Informativo- Politik.

Pas përzënies me dhunë nga regjimi okupues serb, nga TV i Prishtinës është marrë me punëdore – dekorative për sigurimin e ekzistencës. Me shkrime ka filluar të merret që nga viti 1975. ka shkruar kryesisht për fëmijë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.