Ndahet nga jeta doktor Rexhep Ismajli, dedikim prekës i kolegut Nehat Uruçi

Gjilan – Sot na la Dr.Rexhep Ismajli, shoku im nga viti 1972, shok për 52 vite rresht, shok klase që nga shkolla e mesme e mjekësisë për 4 vite, cimer dhome për 2 vite, koleg pune në Ambullantën e qytetit të Gjilanit, e kojshi të parë der më der ka shkruar stomatologu i njohur Nehat Uruçi.
Prehu në paqe shoku im Rexhë, ishe një njeri shumë i mirë mbi te gjitha, mjek, baba, shokë i mirë dhe përcjelle vetëm respekt e dashuri për të afërmit e tu.
Ngushëllime Dr.Besartit, Motrës Sadie, e gjithë familjarëve.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjet për humbjen e më të dashurit tuaj.
Dr. Nehat Uruçi