GRANDEMALL

Ndahen mjete për renovimin e infrastrukturës mbrojtëse të lumit “Morava e Binçës”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Sokol Haliti dhe Ministri Fatmir Matoshi kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Renovimi i infrastrukturës mbrojtëse përgjatë lumit Morava e Binçës”.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi për realizim të projektit “Renovimi dhe ndërtimi i infrastrukturës mbrojtëse përgjatë lumit Morava e Binçës”.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është mbështetja financiare për projektin në fjalë, i cili do të implementohet në vitin 2019. Në bazë të këtij memorandumi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor financon këtë projekt në vlerë prej: 400,000.00 €, për vitin buxhetor 2019, ndërsa Komuna e Vitisë financon çdo obligim shtesë që mund të dal mbi shumën e lartë shkruar të këtij projekti.

FIDANISHTJA

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se falë këtij projekti lumi “Morava e Binçës” po kthehet nga një fatkeqësi në një përparësi duke përmendur se më parë nga ky lum janë shkaktuar dëme të shumta si në ekonomitë familjare ashtu edhe në tokat bujqësore.

Ai ka falënderuar Ministrin Matoshi për këtë projekt por edhe për projekte të tjera të cilat ndërlidhën me mjedisin dhe bëri me dije se Komuna e Vitisë do të punojë edhe më shumë në projektet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe atë në të mirën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.