Mobi Casa

Ndahen 11 kultivator për fermerët e Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në prezencën e kryetarit të komunës , Shaip Surdullit , drejtoria komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpërndarë 11 kultivatorë për fermerët e komunës së Kamenicës. Falë bashkëpunimit të drejtorisë me fermerët të cilët kanë participuar me 25% të vlerës, numri i kultivatorëve është rritë edhe për katër copa, që do të sillën këtyre ditëve.c

Ky projekt është i financuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, për tri komuna: Kllokot, Kamenicë dhe Novobërdë, me participim të komunës dhe fermerëve prej 655 euro.

Fidanishtja

Kryetari i Komunës Shaip Surdulli dhe drejtori i bujqësisë Gani Sadiku para fermerëve u shprehën se janë të kënaqur me realizimin e këtij projekti dhe bashkëpunimin me fermerët. “Mendoj se përzgjedhja e fermerëve ka qenë e drejtë. Projektet në bujqësi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Bujqësisë do t`i kushtohet rëndësi e veçantë , sepse kushtet për zhvillimin e kësaj veprimtarie në komunë tonë janë të përshtatshme” ka thënë Surdulli.

Ndërsa drejtori Gani Sadiku , tha se “bujqësia mund të i’u siguroj fermerëve vetëpunësim edhe mirëqenie. “Këto makina kanë për t`ua lehtësuar punën dhe do të ndikojnë në shtimin e rezultateve prodhuese” ka thënë Sadiku./rajonipress/