UBT

Nazmija po ec me këngën…

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nazmije Selimi është këngëtare e re nga Gjilanit. Ndonëse e re, ajo e ka tejkaluar fazën e moshës së njomë. Tash ka filluar të këndojë këngë për të rritur dhe me zhanër tjetër. Si e re, ajo është zhytur në thellësinë e këngës. Kënga dhe ajo janë bërë “miq” të pandashëm. Thotë, as buka e asgjë tjetër nuk më ndan nga kënga.

Nazmije Selimi tash tri vite vijon studimet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, drejtimi Pedagogji muzikore. Dëgjuam fjalë të mira si këngëtare dhe biseduam me te, por biseda jonë ishte mahnitëse, për faktin se para vetes ke një njeri të pjekur dhe me dije. Të lë përshtypjen se bisedon me një vajzë rritur, përkundër moshës së saj të re. Gjuha e saj është e “hollë” letrare dhe fort e pranuar për bisedë.

Ne e pyetëm se si erdhi gjer kjo “rrugë” e këngës, ajo nuk e fshehu “historinë” e dhembshme të rrugëtimit të saj të këngës, sepse ishte e çuditshme dhe prekëse. Prekëse, për faktin se, ishte koha e vitit 1999 kur filloi lufta në Kosovë. Ajo, si e dëbuar nga trolli stërgjyshor, u gjend me familjen e saj në Kumanovë. Ajo, nga kjo kohë e nisi këngëtimin, këtë rrugë që edhe sot e vazhdon… Kënga e saj është një art që të pushton zemrën, mendjen, por edhe shpirtin.

GRANDEMALL

Zëri i saj është jo një zë i rëndomtë, por një zëri i shkolluar dhe melankolik, por edhe me plot tone dhembjeje. Kënga dhe ajo janë një trung, një art, një zë, ku njëra tjetrës i falin dashurinë magjepse. Kur e pyetëm se në cilën moshë ka filluar të këndoj, ajo tha se, me këngë kam filluar të këndoj qysh në moshën 5-vjeçare. “Ia fillova spontanisht gjer sa isha e dëbuar në Kumanovë. Ju them troç, më pëlqente kënga, ritmi, fjalët, melodia dhe përmbajtja. Së pari fillova të imitoja këngëtarët dhe pastaj prindërit panë që kisha talent dhe me drejtuan drejt muzikës që ishte ëndrra ime e artë. Doja, që këto ëndrrat e mia të bëhen realitet…

Dhe, u bënë, ku në vitin 2001 publikova albumin tim të parë me 10 këngë të titulluar “Maqok Qamarok”. Është ky album që shpejt është shitur dhe është në duar e adhuruesve të këngëve…Po kohës së fundit kam bërë një Klip me këngë, i cili është punuar me produksioni “Asha” këtu në Prishtinë, ku kjo punë e incizimit ka zgjatur dy ditë duke bërë xhirimet e këngës sime të këtij vide klipi.

Kënga është një baladë e punuar nga Genc Prelvukaj dhe mban titullin “Të lutem”. Është këngë që është lidhur me dashurinë e të rinjve. Është hera e parë që kam punuar baladë, por mendoj që më është përshtatur mjaft mirë. Jam ndarë e kënaqur me produksionin “Asha”, ku i falënderoj. Albanin që kanë qenë një ekip i kompletuar dhe kanë punuar me shumë përkushtim. Njëherit e falënderoj edhe Gencin për këtë këngë shumë të bukur, shtoi në fund Nazmije Selimi, këngëtare që premton në të ardhmen. Enkas për rajonipress Tefik Selimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.