UBT

Nazim Gagica jep dorëheqje nga kryetari i degës së AAK-së në Gjilan

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Vendim politik, i menduar dhe përfundimtar. Pas një analize serioze dhe një reflektimi të sinqertë, kam vendosur që në këtë proces të mos jem kandidat për Kryetar të Degës dhe të mos jem pjesë e garës për asnjë pozitë organizative në degë. Ky është një vendim i menduar, i qartë dhe përfundimtar për këtë proces. Ky vendim nuk nënkupton tërheqje nga angazhimi im politik, nuk është heshtje e as lodhje, e aq më pak dorëzim ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Të nderuar aktivistë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë,
Procesi i zgjedhjeve të brendshme në Aleancë, i cili tashmë ka filluar dhe pritet të përmbyllet në fillim të muajit maj, përbën një moment të rëndësishëm reflektimi dhe riorganizimi politik.

Pas një analize serioze dhe një reflektimi të sinqertë, kam vendosur që në këtë proces të mos jem kandidat për Kryetar të Degës dhe të mos jem pjesë e garës për asnjë pozitë organizative në degë.

Ky është një vendim i menduar, i qartë dhe përfundimtar për këtë proces.

Ky vendim nuk nënkupton tërheqje nga angazhimi im politik, nuk është heshtje e as lodhje, e aq më pak dorëzim.

Përkundrazi, do të vazhdoj të jem i angazhuar, i pranishëm dhe i përkushtuar në çdo zhvillim ku kërkohet qëndrim, seriozitet dhe përgjegjësi para qytetarëve.

Uji Dea

Besoj fuqishëm se koha që kemi përpara nuk është kohë për kalkulime të vogla, as për një pozitë mandatare, por për qartësi politike, vizion më të madh, riorganizim dhe besim të ri politik.

Rruga ime në jetën publike mbetet e lidhur me përgjegjësinë, seriozitetin dhe shërbimin ndaj qytetarit.

Në këtë proces të brendshëm zgjedhor, do të jem i angazhuar për mbylljen sa më të suksesshme të tij, duke dhënë kontributin tim në ruajtjen e frymës demokratike, në mbështetjen e zgjedhjes së strukturës së re dhe të kryetarit të ri të Degës, si një obligim politik, statutar dhe organizativ që duhet ta përmbyllim me seriozitet dhe përgjegjësi.

Në fund, dua të falënderoj me respekt secilin aktivist, bashkëpunëtor dhe qytetar që ka qenë pranë meje në çdo etapë.

Mbështetja dhe besimi i tyre kanë qenë dhe mbeten për mua jo privilegj personal, por obligim për të vazhduar me dinjitet, përgjegjësi dhe qëndrim.

Me respekt,
Nazim Gagica

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.