Fundamenti

Nazim Bllaca do të shkojë në burg

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kolegji prej tre gjyqtarësh ia ka refuzuar kërkesën Nazim Bllacës që koha e kaluar në shtëpi nën mbrojtje policore t’i llogaritet në vuajtje të dënimit.

Gjykata e Apelit ia ka shuar shpresat Nazim Bllacës se do t’i ikën vuajtjes së dënimit për vrasjen e Ibush Kllokoqit – shkruan Koha Ditore.

Kolegji prej tre gjyqtarësh ia ka refuzuar kërkesën Nazim Bllacës që koha e kaluar në shtëpi nën mbrojtje policore t’i llogaritet në vuajtje të dënimit.

UBT

Përfundimisht, dëshmitari bashkëpunues duhet të vuajë rreth tre vjet burgim, nga katër vjet e gjysmë sa është dënuar.

Anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, vrasësi Nazim Bllaca, është dënuar me dënim minimal për vrasjen e Ibush Kllokoqit – anëtar i Sigurimit Shtetëror Jugosllav i njohur si UDB, me urdhër nga lart.

/Koha Ditore/