Hidromorava

NATO selam Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po e pengoni ekonominë dhe politikën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

James Appathurai, zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Serbinë se si shtet neutral ushtarak do të ju kushtoj shumë të mbrohen. Ai kishte edhe një kritikë për Serbinë e pushtetin atje pasi nuk e informojnë publikun serb për partnerin më të madh të tyre ushtarak, NATO’n. Ai shtoi se shpreson që të rinisin bisedimet mes Prishtinës e Beogradit.

Nëse jeni neutral, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të mbroheni, vetëm se do të mbroheni të vetëm, pa ndihmën e askujt e kjo kushton tha Appathurai pas deklaratave për neutralitet nga Serbia.

Zvicrës i duhet të paguaj shumë para që të mbrohet e vetme nga armiqtë. Njëjtë vlen edhe për Finlandën e Suedinë, që kanë shtuar konsiderueshëm investimet në mbrojtje, tha Appathurai. Anëtarët e Aleancës kanë pranuar se deri më 2024 do të ngritin investimet në mbrojtje deri në dy për qind të bruto prodhimit vendor (BPV)

Appathurai vlerëson se pa prezencën e SHBA’ve këto shpenzime të anëtarëve të NATO’s do të ishin 4 deri 6 për qind të BPV’së, e as atëherë nuk do të arrihej i njëjti nivel i mbrojtjes.

United Hospital

Appathurai tha se NATO e respekton neutralitetin e Serbisë e nuk kërkon nga askush të zgjedh mes perëndimit e lindjes. Kemi një bashkëpunim aktiv me Serbinë, e cila është partner i besueshëm, tha ai. Me rastin se Beogradi e vendos shpesh në plan të parë bashkëpunimin me Rusinë, edhe pse anëtarit e NATO’s janë donatori më i rëndësishëm i Serbisë, ku SHBA’të japin ndihmën më të madhe Ushtrisë Serbe, Appathurai tha se është realitet se Beograd është partner i besueshëm.

Bashkëpunojmë shumë, përfshi edhe ushtrimet e përbashkëta. Por, do ta vlerësonim sikur udhëheqësia dhe mediat serbe të njoftonin qytetarët rreth asaj se sa Serbia bashkëpunon me Perëndimin dhe sa i ndihmon Perëndimi.

Appathurai tha poashtu se Alenaca shpreson se do të nis dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, që e dëshiron edhe udhëheqësia e re e Bashkimit Europian.

Dialogu mund të sjellë deri tek ndryshime fundamentale në të gjithë rajonin, sa i përket integrimeve euroatlantike, zhvillimin ekonomik, për çfarë edhe e mbështesim vazhdimin e tyre. Është në interesin e Beogradit e Prishtinës të zgjidhin problemet e tyre, është për të mirën e tyre. Marrëdhëniet e tyre të tanishme e pengojnë politikën dhe ekonominë, tha Appathurai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.