GRANDEMALL

NATO-ja mirëpret vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s përmes përgatitjes, planifikimit dhe kryerjes së operacioneve ushtarake, e ka mirëpritur vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in.

JFC Napoli ka shkruar në Twitter se po monitoron nga afër situatën dhe se KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

“Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Fundamenti

Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi të shtunën se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë deri më 5 qershor.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria lidhur me zhvillimet në Kosovë, thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve bilaterale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.