HW

NATO: FSK-ja në veri të Kosovës, vetëm me pajtimin e komandantit të KFOR-it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë publike një marrëveshje të arritur në vitin 2013 në mes të Hashim Thaçit dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në atë kohë, Andres Fog Rasmussen. Në marrëveshjen e publikuar, Thaçi në atë kohë kryeministër shihet teksa i ka shprehur garanci NATO-s se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të veprojnë në veri të vendit vetëm me pajtim paraprak me KFOR-in.

Lidhur me këto zhvillime të sotme, Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të selisë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në një përgjigje ekskluzive për Express një zyrtar i NATO-s ka potencuar se Forca e Sigurisë së Kosovës për çfarëdo lëvizje në veri të Kosovës duhet të njoftojë dhe të marrë pajtimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

“Çfarëdo lëvizje nga FSK në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe pajtueshmëri nga komandanti i KFOR-it”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s për Express.

Hidromorava

Ky zyrtar, gjithashtu, ka theksuar se tashmë janë duke shqyrtuar nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në pas vendimit për tranzicionin e FSK-së dhe se diskutimet për këtë çështje janë duke vazhduar.

Tutje në përgjigje specifikohet edhe kontributi 20-vjeçar i NATO-s për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe theksohet se misioni i NATO-s mbetet i pandryshuar në pajtueshmëri të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, thuhet në përgjigje.

“Në të njëjtën kohë, pas vendimit për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Ky diskutim po vazhdon. Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës. NATO-ja, gjithashtu, mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin”, thuhet në përgjigjen e NATO-s. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.