Mobi Casa

NATO është e përkushtuar në misionin e saj në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis M. Scaparrotti.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa foli edhe për fuqizimin e sektorit të sigurisë, si dhe përgatitjet e bëra për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të trupave të NATO-s, kryeministri Mustafa theksoi respektin dhe mbështetjen e madhe që KFOR-i gëzon te qytetarët e Kosovës.

GRANDEMALL

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, tha se NATO është e përkushtuar në misionin e saj në Kosovë.

Gjenerali Scaparrotti, po ashtu, shprehu vazhdimin e përkrahjes së NATO-s për Kosovën, duke përfshirë edhe trajnimin dhe avancimin e FSK-së si dhe aspekteve tjera që lidhen me sigurinë.

Gjenerali Scaparrotti, ka folur edhe për rëndësinë që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ka për Evropën, dhe po ashtu ka theksuar rëndësinë e progresit në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.