Osmani publikon fotografi me presidentin amerikan, Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
Osmani në një postim në Facebook ka publikuar fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Në postimin e saj, e para e shtetit të Kosovës shkruan: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”. /Telegrafi/