UBT

”Nata” e Ryvës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Pothuajse gjithmonë i ndez turbinat gjatë verës. I tillë është edhe klipi i saj i fundit “Nata’, këngë e cila ka pasur një sukses të konsiderueshëm.

Deri tani ka pasur afër 40 000 klikime në youtube.com. Këngëtarja thotë se pritet që së shpejti të realizojë edhe një duet me një këngëtar, por ende nuk është përcaktuar me cilin.

Këngëtarja Ryva Kajtazi sapo ka realizuar këngën ”Nata”, të cilës i ka bashkëngjitur edhe një videoklip.

Vetëm pak ditë pas lansimit të këngës, ajo ka pasur shumë klikime në youtube.com, por edhe në rrjetet e ndryshme sociale.

Kjo e ka trimëruar këngëtaren, e cila thotë se kënga po pëlqehet.

Kënga është punuar nga Don Arbas dhe Mc Beka, ndërsa videoklipin e ka punuar produksioni ”Asha”.

Ryva thotë të jetë ndarë shumë e kënaqur me mënyrën e realizimit të këngës. Kurse shpreson që kënga të pëlqehet edhe nga publiku dhe mediat.

“Kënga është verore siç e kërkon vera, unë jam shumë e kënaqur me këngën. Pres që të pritet edhe më mirë nga të gjithë fansat e mi si dhe nga mediat”, ka thënë ajo për “Express”.

Pos klipit të fundit, Ryva ka pasur sukses të madh edhe me këngën “Duhemi”, të cilën e ka realizuar në muajin shkurt.

Por, kohët e fundit ajo nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim më këngëtarë të tjerë, ndërsa pas përfundimit të këngës “Nata”, premton një duet të ri.

Eco Higjiena

“Është vetëm çështje kohe”, tha ajo.

“Kam pas dëshirë të kem një realizim në duet, por akoma nuk ka diçka konkrete… shpresoj që së shpejti të kem edhe unë një bashkëpunim – është vetëm çështje kohe”.

E kemi parë të duket shumë bukur dhe mjaft tërheqëse në videoklipin e saj të fundit, e më meritorët për këtë, sipas Kajtazit, janë pa dyshim bashkëpunëtorët e saj.

“Bashkëpunëtorët e mi të përhershëm për dukjen time janë: Flutura Dedinja, studio ”Sellma” dhe Kaci, të cilët i falënderoj që gjithnjë janë të gatshëm për mua, për secilën paraqitje timen”, ka shtuar Ryva.

Përveç se po punon për t’i sjellë publikut dhe fansave të saj këngë të reja, ajo është shumë e angazhuar edhe nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore në Kosovë dhe jashtë saj.

Madje, Ryva thotë se këtë verë ka kënduar edhe nëpër dasma të ndryshme, nga të cilat ajo ka mbetur shumë e kënaqur.

“Kam qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje të ndryshme si dhe në dasma, kam kaluar shumë mirë në secilin vend ku kam qenë e pranishme”.

Si duket dëshira e saj për të qenë e pranishme në sa më shumë mbrëmje muzikore ka bërë që ajo ende të mos ketë pasur kohë për të shkuar në pushime.

Ndërsa pritet që në fillim të muajit shtator të shkojë diku për t’u relaksuar.

Ashtu sikurse për shumë këngëtarë të tjerë të estradës, edhe Ryva thotë se vendi i saj i preferuar, ku ajo preferon të pushojë, është Turqia.