FITORJA

Nata e maturës nuk duhet të manipulohet…

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Bujanoc- Viteve të fundit në rajonin e Luginës së Preshevës, në mënyrë solemne shënohet nata e maturës, bile dhe e semimaturës.

Kjo praktikë ka filluar të bëhet tradicionale, duke krijuar vërtetë një pamje madhështore jo vetëm në oborret e restoranteve, por edhe nëpër rrugët e qyteteve.

Krejt janë në rregull vërejtjet që këto mbrëmje maturantësh të jenën nën kontroll, që ato të mos kalojnë në një aventurë për të rinjtë, të cilat nganjëherë nga gëzimet mund t’i kalojnë caqet e rregullave gazmore si: vrapimi me makina, konsumimi i alkoolit etj.

Këto dukuri ngadalë nga raportet që kanë nxënës-prind dhe arsimtarë, kanë filluar të evitohen, duke ruajtur begatinë e këtyre manifestimeve.

Mirëpo, kohëve të fundit po qarkullojnë ide të mbrapshta, kur nga disa hoxhallarë si Ragmi Destani, nga Komuna e Bujanocit të frymëzuar nga disa hoxhallarë ekstrem kosovarë, që këto mbrëmje të maturës ose të hiqen fare, ose të organizohen nëpër xhami.

FITORJA

Kjo dukuri u vërejt edhe këto ditë në Preshevë, kur disa të rinj të motivuar nga disa hoxhallarë si tipi i Ragmi Destanit, kërkuan që natën e maturës ta organizojnë nëpër xhamia.

Kjo dukuri u vrejt edhe me shpërndarjen e pamfleteve kundër natës së maturës, duke e llogaritur atë si nata e kobshme.

Hoxhe Ragmi Destani, sa ishte punëtor i arsimit, nuk i ka pasur këto vërejtje, bile edhe ka marrë pjesë nëpër këso manifestimesh, kurse tash kur u largua nga arsimi përhapë propagandë fetare kundër natës së maturës.

E përkujtojmë hoxhë Ragmiun dhe të tjerët si ky, se nata e maturës nuk duhet të politizohet e as t’i jepet ngjyrë fetare. Ajo organizohet gjithkund ku ka shqiptarë dhe gjithkund ku ka shkolla të mesme. Për natën e maturës janë shkruar poezi, janë thurë këngë dhe një organizim i tillë është në ndjenjat e çdo maturanti, i cili pas katër vjet nëpër bankat shkollore dëshiron ta shënoj në natë të tillë, prandaj kërkojmë nga Hoxhë Ragmiu e të tjerët si ky, të mos manipulojnë me shënimin e datave të tilla, të cilat janë të rëndësishme dhe civilizuese.

Nga një grup nxënësish të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.