ARKATANA

Naser Aliji zgjedh Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Naser Aliji duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ajo është Shqipëria. Për këtë janë të bindur dhe në Zvicër, me të përditshmen Blick që shkruan, se lojtari po shkon drejt zgjedhjes së kombëtares kuqezi, ajo e origjinës së tij.

Mbrojtësi 20-vjeçar, që është pjesë e ekipit të parë të Baselit që prej vitit 2013, ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses helvete të U-20 por, nga tani e mbrapa për kombëtaren A ai ka zgjedhur Shqipërinë.

Futbollisti, që është një produkt i akademisë së Baselit, ka lindur në Shkup me prindër shqiptarë dhe sipas zviceranëve, Aliji, i ndikuar dhe nga Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Arlind Ajeti ka vendosur të veshë fanellën e kombëtares së origjinës së tij.

FITORJA

Aliji aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pozicion që përgjithësisht në kombëtare mbulohet nga Ansi Agolli dhe me afrimin e tij trajneri Gianni De Biasi mund të ketë më shumë alternativa për këtë rol.

Me Baselin, 20 vjecari është aktivizuar në total në 12 ndeshje, teksa ka mundur të shënojë dhe një gol. Në vitet 2011 dhe 2013 ai është vlerësuar si zbulimi i sezonit nga akademia e Baselit, klub me të cilin ka fituar dhe titullin kampion në Zvicër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.