Mobi Casa

Napoli – Rrahmani, këto janë të rejat e fundit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kur sezoni aktual në Serie A po shkon drejt fundit, në shtëpinë e Napolit është koha për vazhdimin e kontratave.

Klubi italian është duke punuar që t’i blindojë lojtarët kryesorë, përfshirë këtu edhe Amir Rrahmanin.

Sipas mediave italiane, bisedimet në mes të palëve janë në fazë të avancuar, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo nënkupton se përfaqësuesi kosovar në një të ardhme të afërt mund ta nënshkruajë kontratën e re me klubin napolitan, ku është bërë një shtyllë e pakalueshme në mbrojtje.

ARKATANA

Napolitanët janë mjaft të kënaqur me paraqitjet e ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit dhe të Veronës.

Së fundmi u spekulua për një interesim të mundshëm të Manchester Unitedit për shërbimet e qendërmbrojtësit kosovar.

Për këtë arsye, për t’i “trembur” klubet konkurrente, Napoli dëshiron ta nënshkruajë një kontratë afatgjate me Rrahmanin, të cilin e sheh si lider të së ardhmes.

Edhe vetë futbollisti kosovar ka thënë se ndihet mjaft mirë në Napoli dhe se për momentin nuk po mendon për një destinacion tjetër. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.