United Hospital

Napoli e merr vendimin final për Rrahmanin

/ 1 minutë lexim
HW

Napoli është duke u munduar ta ndërtojë një ekip sa më solid për t’u përballur me sfidat që e presin në sezonin e ardhshëm.

Ekipi napolitan, krahas Serie A, do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, një pjesë e lojtarëve mund të largohen pasi nuk konsiderohen si të pashitshëm, shkruan “Gazeta Express”.

E ata që do të qëndrojnë gjithsesi janë qendërmbrojtësit Amir Rrahmani dhe Juan Jesus, derisa Kalidou Koulibaly mund të largohet për një ofertë të kënaqshme.

ARKATANA

Rrahmani është bërë lojtar i rëndësishëm i Napolit dhe pritet t’i prijë mbrojtjes në edicionin 2022/23.

Madje, ndërkohë klubi italian po mendon ta “blindojë” atë me një kontratë të re të përmirësuar financiarisht dhe afatgjate.

Kohë më parë spekulohej për një interesim të mundshëm të Manchester Unitedit për përfaqësuesin kosovar.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës ka thënë se ndihet mirë në Napoli dhe se për momentin nuk po mendon ta ndërrojë mjedisin. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.