RCCOLA

Naim Tërnava në Preshevë për ta shpëtuar Luginën nga përçarjet e hoxhallarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Preshevë – Sot në Preshevë do të gjendet një delegacion nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës të prirë nga Naim Tërnava, kryetar, njofton presheva jonë.

Qëllimi i kësaj vizite të njeriut të parë të myslimanëve të Kosovës myftiut Tërnava është që të miratojë dhe bashkoj duke eliminuar përçarjet e hoxhallarëve preshevarë të cilët kohët e fundit kishin prishur Bashkësinë Islame të Luginës së Preshevës duke lëvizur kah Serbia, siç kishte raportuar ditë më parë mediet tona të cilin akt e kishin konsideruar “tradhti ndaj Myftiut Tërnava”.

Për këtë qëllim myftiu Tërnava do të tuboj sot në mesditë në Preshevë kokë më kokë rreth 50 hoxhallarë të komuniteti myslimanë nga tri komunat shqiptare (Presheva, Bujanoca dhe Medvegja).

Uji Dea

Nga ta, sipas burimeve tona BIK nuk do të kërkoj asgjë pos unifikim njëherë e përgjithmonë duke punuar dhe vepruar në një bashkësi të vetme islame vendore, të cilën e kishin themeluar para 5-6 muajsh e jo tri-katër Bashkësi Islame sa ka sot Lugina e Preshevës të cilat kanë « pezmatuar » dukshëm popullatën, në vend që të jetë e kundërta.

Themelimi i një Bashkësie Islame në Luginën e Preshevës do të zgjidhte problemin e divergjencave të hoxhallarëve të Luginës së Preshevës, bashkësi kjo e cila do të fliste me një zë e cila do të jetë e hapur dhe në bashkëpunim me gjitha bashkësitë islame vendore, në Kosovë, Shqipëri e gjetiu..Kjo ndërhyrje, vizitë e sotme e kreut të BIK të Kosovës sot në Preshevë shumë qytetarë e konsiderojnë si lutje e Myftiut Tërnava nga shpëtimi i përçarjeve dhe unifikimi i hoxhallarëve në Luginë.