Uji Dea

Naim Pira, rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

/ 1 minutë lexim

Viti – Gjatë seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Vitisë që u mbajt para pak çastesh, pas procesit të betimit të kryetarit dhe të 27 këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 22 Tetorit të këtij viti u mbajt procesi për zgjedhjen e kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë.

Në këtë seancë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u propozua për kryesues të këtij kuvendi, Naim Pira kurse nga Lëvizja Vetëvendosje është propozuar Remzi Saliu.

Uji Dea

Pas numërimit të votave në pranë të komisionit u bë me dije se Naim Pira, i cili deri me tani ka udhëhequr këtë organ ka marrë shumicën e votave. z. Pira ka marrë 15 vota kurse kundër kandidati i tij, Remzi Salihu 11.

E një votë ishte e pavlefshme. Me këtë rast kryesuesi i rizgjedhur, Naim Pira ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë që të udhëheq edhe për katër vite Kuvendin Komunal të Vitisë duke u zotuar se do të bashkëpunoj ngushtë me këshilltarët në interes të qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/