GRANDEMALL

Naim Malaj, ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshtajnit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një ceremoni shtetërore, të organizuar sipas protokollit të Principatës së Lihtenshtajnit, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, ka dorëzuar letrat kredenciale të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, te autoritetet e Lihtenshtajnit.

Ambasadori Malaj është pritur fillimisht nga ministrja e Punëve të Jashtme, Aurelia Frick, të cilës i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale.

Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Punë të Jashtme, ambasadori Martin Frick.

Ambasadori Malaj përcolli mesazhet mirënjohëse të presidentes Jahjaga për mbështetjen që Lihtenshtajni ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, kurse ministrja Frick, duke e quajtur këtë moment historik, shprehu falënderimet e saj dhe uroi që Kosova të vazhdojë prosperitetin si shtet i pavarur dhe sovran.

Më pas, ambasadori Malaj është pritur nga Princi Alois i Lihtenshtajnit, të cilit i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Fundamenti

Princi Alois i Lihtenshtajnit është interesuar nga afër për zhvillimet politike në Kosovë dhe gjendjen në Ballkan.

Ambasadori Malaj, ka falënderuar Qeverinë e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, pritjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Principata e Lihtenshtajnit ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 25 mars 2008. Dy shtetet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 22 qershor 2012.

Ambasadori Malaj, i cili është ambasador i plotfuqishëm rezident në Zvicër, që nga sot, do të mbulojë edhe Lihtenshtajnin në cilësinë e ambasadorit jo rezident.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.