Fundamenti

Naim Aliu vizitoi Spitalin Regjional të Gjilanit për Kurban Bajram

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan zakonisht pret mysafirë të cilët e vizitojnë KBI-në me rastin e festave fetare. Kësaj radhe për shkak të masave të ndërmarra nga Kryesia e BIK për të parandaluar përhapjen e virusit covid-19, ku janë pezulluar të gjitha aktivitetet fetare e edhe pritja e mysafirëve, kryetari I KBI-së Naim ef. Aliu ka bërë vetëm një vizitë. Edhe atë në Spitalin Regjional të Gjilanit, për t’i uruar punëtorët shëndetësor për festën e bajramit dhe njëherit për t’i përgëzuar ata për punën e palodhshme që po bëjnë për ruajtjen e shëndetit tonë.

Kryetari Aliu ndër të tjera tha se ”Kurban Bajrami është festë e cila na përkujton sakrificën e njërit për tjetrin, e kjo sakrificë vie në shprehje mu në këto ditë, kur ju po sakrifikoni shëndetin tuaj për të ruajtur shëndetin tonë”.

UBT

Kjo vizitë e Kryesisë së BIK-ut u vlerësua shumë nga stafi i Spitalit Regjional, prej të cilëve mori fjalën Ukshin Ismajli, i cili e falënderoi kryetarin për kohën e ndarë dhe respektin e treguar me rastin e kësaj vizite njoftoi Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.