GRANDEMALL

Naim Aliu: BIK-u do të jetë afër familjeve skamnore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan edhe këtë vit ka ruajtur traditën duke shtruar iftar për institucione, parti politike, OJQ e media. Naim Aliu kreu i BIK në Gjilan tha se do të jenë përherë përkrah familjeve skamnore, derisa shtoj se BIK-u vazhdon të jetë promotor i frymës së paqes dhe i respektimit ndaj njëri tjetrit.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan të martën shtroj iftar ku merrnin pjesë zyrtar institucional, përfaqësues të partive politike, përfaqësues nga Gjykata, Prokuroria, Policia, FSK, rektori Bajram Kosumi, imamë, OJQ, shoqëri civile e media.

Naim Aliu kreu i BIK-ut në Gjilan u shpreh i lumtur që në sofrën e tyre ishin të pranishëm të gjithë pa dallim. “Vërtet më gëzon ky fakt që jemi bashkë ashtu siç na ka hije. Kjo e bënë edhe më madhështore iftarin tonë. BIK-u po luan një rol prej promotori dhe po promovon frymën e paqes e respektit të ndërsjellë” tha Aliu.

Aliu tha se Muaji i Ramazanit është muaji i solidaritetit dhe ne do të jemi afër familjeve skamnore. “I kemi përkrahur dhe do i përkrahim të gjitha familjet me gjendje të rëndë sociale. Unë jam ndier tepër mirë në iftarin që shtruam enkas për fëmijët jetimë. Nuk ka sevap më të madh se në këtë muaj të shenjtë ta ndihmosh këtë kategori” tha Aliu.

FITORJA

Edhe, Lutfi Haziri ka kërkuar nga të pranishmit që ta shfrytëzojnë muajin e Ramazanit për të ofruar dashuri, mirëqenie e respekt për njëri tjetrin. “Është muaji i shenjtë dhe është mirë të lutemi për njëri tjetrin dhe ta falim njëri tjetrin. T`i harrojmë hasmëritë e rivalitetet politike” tha Haziri.

Edhe Haziri tha se është detyrë e shenjtë të ndihmosh familjet skamnore. “Është vërtet punë e mirë dhe e madhe ta ndihmosh këtë kategori në këtë muaj të Ramazanit. Ne do të jemi pranë atyre që vërtet kanë nevojë për t`i ofruar ndihmë e solidaritet” shtoj Haziri.

Ceremoninë e këtij iftari e ka përmbyllur kryemami Iljaz Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.