Nagip Arifi takon një delegacion nga shoqata “Vatra”

Bujanoc – Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tij një delegacion nga shoqata” Vatra” nga Gjilani i kryesuar nga Sejdulla Kadriu kryetar i shoqatës dhe Gani Shaqiri anëtar i kryesisë.

Në takimin në mes Kryetarit Arifi dhe delegacionit nga shoqata ” Vatra” është biseduar për problemet që ballafaqohen popullata shqiptare e Luginës së Preshevës e në veçanti ata të malësisë së Bujanocit e që njëra nga shumë probleme është edhe e pamundësisë së marrjes së dokumentacioneve .

Kryetari Arifi me këtë rast tha se i premtuam përfaqësuesve të shoqatës “Vatra” se do të bëjmë trysni në organet e Serbisë të mos ketë probleme në të ardhmen.

Edhe Kryetari i shoqatës “Vatra”, Sejdulla Kadriu theksoi se me kryetarin Arifi ramë dakord që të vazhdojmë kontaktet për bashkëpunim në të ardhmen për të mirën e popullatës së malësisë së Bujanocit e cila është zhvendosur pas luftës, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur po ballafaqohet me probleme të shumta.

Shoqata “Vatra” ka zhvilluar aktivitete të ndryshme nga fusha politike, kulturore, humanitare, sociale kryesisht që kanë të bëjnë me të ndjekurit e që janë duke jetuar në Kosovë dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në Luginë të Preshevë.

Ndërkaq Kryetari i komunës së Bujanocit , Nagip Arifi i premtoi delegacionit nga shoqata “ Vatra” se do ti ndal në ndihmë banorëve të mbetur në malësinë e Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS