United Hospital

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

/ 2 minuta lexim
HW

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci ka thënë se këtë vit tekstet shkollore për të gjithë nxënësit do të shpërndahen me kohë.

Nagavci po ashtu tha, se më nuk do të ketë vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarjen dhe pranimin e teksteve shkollore.

“Tekste shkollore me kohë për fillim të vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë nxënësit. Nuk do të ketë më vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarje dhe pranim të teksteve shkollore. Këtë vit jemi përkujdesur që palët e përfshira në procesin e shpërndarjes dhe pranimit të teksteve shkollore të jenë të informuar mirë për afatet kohore dhe përgjegjësitë e tyre. Neglizhenca e askujt nuk guxon të dëmtojë nxënësit tanë”, shkroi Nagavci në rrjetin social Facebook.

ARKATANA

Ajo tutje shkroi se tekstet shkollore më nuk do të dërgohen nëpër shkolla për shpërndarje në fillimin e muajit shtator, kur edhe fillon viti shkollor, mirëpo të njëjtat do të dërgohen në fund të muajit korrik.

“Kalendari i aktiviteteve për shpërndarjen e teksteve shkollore dhe përgjegjësitë institucionale të secilit tashmë janë ndarë me të gjithë. Është hera e parë që një proces kaq i rëndësishëm po strukturohet operacionalisht si duhet. Tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkollat tona në fillim të shtatorit gjatë procesit mësimor, por, shumë më herët në kohë, në fund të muajit korrik”, tha Nagavci. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.