United Hospital

Nagavci thotë se ka “klane” në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në: Ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë

/ 2 minuta lexim
HW

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se vendimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për ndërprerjen e diskutimeve me kryeministrin Albin Kurti për konstituimin e institucioneve nuk është në interes të vendit.

Duke folur në Debat Plus, Nagavci tha se Kosova tashmë është vonuar në procesin e formimit të institucioneve, duke theksuar se vendi ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Sipas saj, çdo vonesë e mëtejshme në krijimin e institucioneve paraqet një situatë të pafavorshme për Kosovën.

ARKATANA

“Ashtu siç njoftoi dje kryetari i LDK-së, zoti Abdixhiku, se do të ndërpresë diskutimet e mëtutjeshme, bisedimet me kryeministrin Kurti në lidhje me konstituimin e institucioneve, kjo patjetër se nuk është një lajm i mirë për vendin. Jo për LVV po për vendin. Sepse tashme jemi tepër vonë në konstituimin e institucioneve”.

“Për më pak se një vit e gjysmë kemi pas 3 palë zgjedhje dhe çdo vonesë e mëtutjeshme është një situatë e cila nuk është e favorshme për vendin. Në këtë pikë, unë konsideroj ajo çka ka qenë diçka që e kemi parë edhe në të kaluarën është bashkëpunimet e klaneve, grupeve të caktuara në kuadër të LDK-së me subjekte tjera, në radhë të parë me PDK-në. Këto zhvillime në këto kohë, kur jemi në vlugun diskutimeve, kur do të duhej që të gjithë të ishim të përkushtuar për konstituimin e institucioneve, patjetër mendoj ë janë të lidhura edhe në këtë drejtim. Mendoj e pres që deputetët do të jenë në nivel të përgjegjësive që iu kanë besuar qytetarët dhe të kontribuojnë në konstituimin e institucioneve”, ka thënë Nagavci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.