Eko Higjiena

Nagavci sërish bën thirrje për zëvendësimin e orëve, pret që nxënësit të shkojnë në shkollë të shtunave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, në një prononcim për Ekonomia Online ka bërë thirrje që të respektohet kalendari për zëvendësimin e orëve të humbura, pasi sipas saj është në interesin e nxënësve.

Ajo është shprehur se kushtet për zëvendësimin e orëve janë të mira duke marrë parasysh motin e mirë.

Madje Nagavci thotë se edhe fëmijët nuk janë të stërngarkuar dhe se orari për zëvendësim parasheh vetëm dy të shtuna për një muaj vetëm në gjysmë vjetorin e parë.“Është kalendari që duhet të respektohet, është interesi më i mirë i fëmijëve. Humbjet kanë qenë të shumta kështu që orët duhet të zëvendësohen. Jemi në përparësi sepse edhe moti është i mirë kohëzgjatja e pushimit për fëmijët ka qenë tepër i madh kështu që nuk është që kemi fëmijët që janë të stërngarkuar apo të lodhur, e për më tepër janë dy të shtuna në muaj për të cilat është planifikuar zëvendësimi dhe ato vetëm në gjysëmvjetorin e parë”.“Nëse e shohim në vazhdimësi pjesëmarrja në mësim nga ana e nxënësve ka qenë e madhe prej secilën të shtunave. Unë pres që nuk do të ketë mungesa në shkollë sepse kjo behët për interesin më të mirë të fëmijëve”, tha ajo.

ARKATANA

Nagavci u shpreh se inspektorët kanë përcjell situatën e zëvendësimit të orëve dhe se ka pasur dallime në pjesëmarrje nga shkolla në shkollë e po ashtu edhe nga komuna në komunë.

Ajo tha se të shtunën e fundit pjesëmarrja e nxënësve ka qenë e madhe dhe se shpreson që kjo të rritet edhe ditët në vijim.“Ka pasur në vazhdimësi vizita nga inspektorët të cilët e kanë përcjell situatën ka pasur dallime nga shkolla në shkollë edhe nga komuna në komunë, por e mira është që në të shtunën e fundit pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe se sa në ditën e parë dhe unë pres se në ditën vijuese të kemi një pjesëmarrje të plotë të fëmijëve”, theksoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.