GRANDEMALL

Nagavci: Mosmbajtja e mësimit është cenim i së drejtës themelore të nxënësve, dëmton të ardhmen e vendit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministrja për Arsim Shkencë Teknologji (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka mbajtur sot një konferencë për media, ndërsa ka folur edhe për paralajmërimet për grevë, duke thënë se mbajta e grevës shkel të drejtën e nxënësve për arsim.

Ajo në këtë konferencë për media duke folur për fillimin e vitit shkollor, tha se ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore.

UBT

“Mosmbajtja e mësimit i dëmton më së shumti nxënësit dhe shkel të drejtën e tyre për arsim. Humbja e mësimit është cenim i së drejtës themelore e fëmijëve për arsim dhe për ne është e papranueshme…”, tha ndër të tjera ministrja e Arsimit, duke shtuar se kjo dëmton edhe të ardhmen e vendit.

Ajo tha se çështja e grevës po përdoret më shumë si presion, ndërkaq tha se askush nuk duhet t’i instrumentalizojë fëmijët dhe se viti shkollor duhet të fillojë pa vonesa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.