Uji Dea

Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në RTK Prime tha se zgjedhja e presidentit është ‘prioritet mbi prioritete’ sepse, sipas saj, asnjë çështje s’mund të shtyhet para, përfshirë edhe lobimin shtetëror për kundërshtim të aktgjykimit dënues ndaj katërshes së UÇK-së.

Nagavci për deklaratat se duhet votuar projektligji për Gjykatën Speciale dhe të evitohet me mos pjesëmarrje procesi i votimit të presidentit, tha se pret përgjegjësi nga çdo akter politik që t’i kryejnë detyrat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Me pjesëmarrje në zgjedhjen e presidentit ne jo vetëm që shmangim edhe një palë zgjedhje të reja, kursejmë buxhetin e shtetit por jemi në funksion të adresimit të temave të rëndësishme, në radhë të parë përgatitja dhe pjesëmarrja e të gjitha institucioneve në strategjinë shtetërore për ta adresuar këtë vendim të pa drejtë në Gjykatën e Apelit, diplomaci dhe në vazhdimin e projekteve tejet të rëndësishme”, tha ajo për RTK-në.

Mobi Casa

Për kandidatin për president i cili u tërhoq, Bekim Sejdiu, Nagavci tha se vazhdon të jetë personalitet i rëndësishëm dhe i denjë për këtë pozitë.

“Unë besoj që sikur të ketë një vullnet të deputetëve, ashtu sikur atëherë kur ai ishte i gatshëm ta merrte përsipër këtë detyrë, do ta rishqyrtonte”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.