FIDANISHTJA

Nagavci i quajti grevat “kërcënim”, përgjigjet Rrahman Jasharaj

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahamn Jasharaj, ka thënë se fillimi i grevës prej 25 gushtit nuk është kërcënim.

“Kërcënim” e ka cilësuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të hënën.

Por Jasharaj thotë se ka Ligj për grevat, shton se ato janë domosdoshme kur Qeveri e refuzon dialogun.

“Nuk është kërcënim. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar dhe është e drejtë edhe me Ligjin për Greva. Pas një rrugëtimi kaq të gjatë kur qeveria nuk pranon dialog dhe nuk pranon të merret me kërkesat tona nuk kemi pasur zgjidhje tjetër përveç ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë”, ka thënë ai për EO.

Eco Higjiena

Ka shtuar se greva do të vazhdojë derisa Qeveria të i pranojë kërkesat e tyre.

“Më 25 nuk ka mësim, por mësimdhënësit do ta bëjnë grevën në shkolla, çerdhet do të jenë në grevë, administrata do të jetë në grevë. Greva do të zgjasë deri sa qeveria të këndellet dhe të ketë qasje të drejtë ndaj kërkesave tona dhe t’i realizojë ato”, ka thënë Jasharaj.

Të hënën, Arbëria Nagavci ka thënë se “kanë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor 2022/2023”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.