Mobi Casa

“Nagavci është e përfshirë”, si e shkarkoi Rektorin Sahiti Këshilli që në radhët e veta ka plagjiator

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Dy ditë pasi organizata të shoqërisë civile paralajmëruan se Qeveria po tenton të fus duart në rektorat duke inicuar shkarkimin e e rektorit Naser Sahiti, Këshilli Drejtues i UP’së jetësoi shkarkimin.

Rektori Sahiti dje tha se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe se ajo është e kundërligshme. Po ashtu gjatë një intervistë mbrëmë në Pressing të T7, Sahiti tha se në gjithë këtë histori është e përfshirë edhe Ministrja Nagavci.

Sipas raportimeve, Naser Sahiti është shkarkuar me 8 vota për dhe një abstenim. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë. Të mërkurën, organizata të shoqërisë civile parlajmëruan se qeveria po synon të fus duart në UP duke inicuar shkarkimin e Sahitit, ndërsa mbrëmë Rektori ishte në Pressing, ku foli për këtë situatë. Ai tha se Ministrja e Arsimit Arbëri Nagavci është e përfshirë në planet për shkarkimin e tij.

“Realisht unë nuk mund të flas për qeverinë në tërësi sepse nuk e di mënyrën dhe formën e komunikimit si e kanë ata ndërmjet vete. Por si përket misntes po e kam një bindje të thellë që ministra është e pëtrfshirë në krejt këtë zhvillm rreth UP për ndryshe me disa ministri kemi pasur bashkëpunim të mirë” ka thënë Sahiti në Pressing.

Ndërkohë dje gjatë ditës ai ka mbajtur edhe një konferencë për media . Aty, ai e quajti kundërligjore mbledhjen ku ishte ftuar “që të japë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite”.

ARKATANA

Ai kishte thënë thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, sepse është bërë pa konsultimin e tij dhe në kundërshtim me statutin e UP-së.

“Mbledhja është caktuar në kundërshtim me statutin dhe duke më kundërshtuar mua”, ka thënë ai.

Sipas tij, një ndër arsyet pse kjo mbledhje nuk mund të konsiderohet legjitime është edhe vetë përbërja e Këshillit Drejtues.

“Ju e dini qe zgjedhjet janë mbajtur në Këshillin Drejtues ku në mesin e të zgjedhurve është thënë qe ka qenë një plagjiator. E kam paraqitur vetë rastin në Këshillin e Etikës, Selim Bezeraj i cili është plagjiator i madh”.

Ai ka thënë se ka mbajtur takim në shtator me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, pikërisht për këtë përbërje të Këshillit, por sipas tij është neglizhuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.