HW

Naftëtarët kundërshtojnë masat mbrojtëse të Qeverisë: Po na dëmtojnë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar masat mbrojtëse që Qeveria ka vendosur për produktet e naftës.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i 28 korrikut i autoriteteve të Kosovës është bazuar në inspektimin e disa kompanive, që sipas tij, “po abuzojnë me çmimin e naftës”, andaj Berjani, vendime të tilla “po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) vendosi caktimin e çmimit tavan dhe masave të tjera mbrojtëse për produktet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër, ndërkaq tavani i lejuar për shitjen me pakicë është 12 centë për litër. Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj.

“Ky vendim është i dëmshëm për bizneset sepse me marzhën prej 12 centësh për pakicë është e vështirë të mbijetohet. Lus kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti që të anulojë këtë vendim të gabuar”, thotë Berjani.

HW

MINT tha se vendimi është marrë bazuar në monitorimin e çmimeve në tregun e produkteve të naftës, “evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.”

Megjithatë, Berjani tha se nëse ka kompani që “manipulojnë dhe abuzojnë me çmime në dëm të qytetarëve, atëherë me to duhet të merren organet relevante e jo të dëmtohen kompanitë që janë korrekte në shërbim të qytetarëve dhe me çmime reale”.

Ai paralajmëroi se për vendimin e fundit të MINT-it, Shoqata e Naftëtarëve do t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

Aktualisht, çmimi mesatar i një litri naftë në Kosovë është 1.45 euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.