UBT

Nacionalizmi i Jeremicit torturon fuqitë perëndimore

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Në momentin kur kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, po përgatitet që të tubojë një Konferencë të profilit të lartë muajin e ardhshëm për Drejtësi Ndërkombëtare-një ngjarje kjo, për të cilën kritikët besojnë se ai do ta shfrytëzojë për të dënuar punën e Tribunalit të OKB-së, i cili ka akuzuar më shumë se 90 serbë, përfshirë këtu edhe ish-presidentin serb, Slobodan Miloshevicin-ai po përballet me reagimin e ashpër të qeverive dhe juristëve ndërkombëtarë, të cilët kanë ndjenjën se ai po abuzon pozitën e tij, për të avancuar interesat e tij të ngushta kombëtare.

Vuk Jeremic, presidenti hiper-kinetik i Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së nga Serbia, është në mision që të rikthejë prestigjin e Serbisë në botë.

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë e ka shfrytëzuar pozitën e tij si kryesues i Parlamentit të Botës, për të rimodeluar Serbinë-të njollosur për shkak të rolit të saj në vrasjet masive gjatë luftërave në Ballkan, në vitet e 90-ta, përfshirë këtu edhe masakrimin e mijëra meshkujve boshnjakë në Srebrenicë-si një viktimë të historisë.

Në një varg fjalimesh dhe ngjarjesh, Jeremici ka nënvizuar vuajtjet e serbëve gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, duke dënuar “abuzimet” e fundit të serbëve në Kosovë dhe duke lustruar agresionet e Serbisë në vendet si Bosnje dhe Kosovë, gjatë viteve të 90-ta.

“Sikur edhe shumë shteteve tjera, edhe shteti im ka udhëtuar nëpër periudha të tragjedisë dhe periudha të famës, duke sakrifikuar njerëz dhe pasuri, sa herë që është dashur të mbrohet liria”, deklaroi Jeremic gjatë një tubimi të shteteve të vogla, në tetor 2012, pak kohë pasi që filloi mandatin e tij njëvjeçar.

“Një e katërta e popullatës tonë vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore, një çmim ky i lartë për zhvillimin tonë. Në Luftën e Dytë Botërore, rreth një milionë serbë ranë, për të mposhtur të keqën, të quajtur fashizëm”, shtoi ai.

Por në momentin kur Jeremic po përgatitet që të tubojë një Konferencë të profilit të lartë muajin e ardhshëm për Drejtësi Ndërkombëtare-një ngjarje kjo, për të cilën kritikët besojnë se ai do ta shfrytëzojë për të dënuar punën e Tribunalit të OKB-së, i cili ka akuzuar më shumë se 90 serbë, përfshirë këtu edhe ish-presidentin serb, Slobodan Miloshevicin, i cili vdiq në vitin 2006 në një qeli në Hagë-ai po përballet me reagimin e ashpër të qeverive dhe juristëve ndërkombëtarë, të cilët kanë ndjenjën se ai po abuzon pozitën e tij, për të avancuar interesat e tij të ngushta kombëtare.

Gjatë ditëve të kaluara, disa ekspertë ndërkombëtarë ligjor-përfshirë këtu edhe Song Sang Hyun, presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime-të cilët më herët kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Konferencë, anuluan pjesëmarrjen. Shumë qeveri, përfshirë këtu atë të SHBA-së dhe shteteve anëtare të BE-së, po e shqyrtojnë mundësinë që të dërgojnë diplomatë të nivelit të ulët në Konferencë, me qëllim që të bëjnë të qartë pakënaqësinë e tyre me fjalët e Jeremicit.

Sikleti ndërkombëtarë në lidhje me këtë ngjarje burim nga reagimi i Jeremicit ndaj lirimit nga ana e Tribunalit për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi të dy gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac, të cilët më herët nga një gjykatë më e ulët ishin dënuar nën akuzat për krime të luftës kundër serbëve në Kroaci, gjatë operacionit Stuhia.

Vendimi kundërthënës u kritikua nga ekspertët ligjor, të cilët ishin të mendimit se Gjykata e Apelit kishte gabuar. Por Jeremici vendosi të shkojë një hap më larg, duke ftuar një Konferencë të madhe të OKB-së për Drejtësi Kombëtare dhe Pajtim më 10 prill, e cila, siç sugjeroi ai, do të përdoret si skenë për të dënuar lirimin e gjeneralëve kroatë.

“Gjykata e Apelit në Hagë ka dërguar një sinjal se spastrimet etnike kanë vlerë dhe se nuk janë krim. Janë këto ditët e së keqes. Pritni 10 prillin 2013, ditën e së vërtetës”, shkroi Jeremicin në profilin e tij në Tëitter.

Koha kur zhvillohet Konferenca rastis me 72 vjetorin e themelimit të shtetit pro-nazist kroat më 10 prill të vitit 1941, një vendim ky i planifikuar, i cili ka nxitur dyshim në mesin e diplomatëve të OKB-së se Jeremici po synon të shndërrojë Parlamentin botëror në një forum për dënimin e dështimeve të Gjykatës.

Gjithashtu ka ushqyer brengën në mesin e delegatëve të OKB-së se ai po synon që OKB-në ta shndërrojë në një skenë, e cila do të hap rrugën për kthimin e tij në politikën serbe, pasi që të kthehet në shtëpi.

GRANDEMALL

“Vlerësimi i përgjithshëm është se Jeremic, sërish po përpiqet që të abuzojë OKB-në për qëllimet e tij të brendshme politike. Ai nuk është i interesuar për një debat të sinqertë dhe të baraspeshuar për drejtësinë ndërkombëtare dhe pajtim”, tha një diplomat evropian.

Jeremic ka shërbyer si ministër i Jashtëm nën kryesimin e ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadic.

Në ndërkohë, Jeremic po përballet me sfidën më të madhe ndaj funksionit të tij si kryesues i Asamblesë së Përgjithshme. Në një intervistë për Turtle Bay, Jeremic tha se Konferenca po sulmohet nga shtete me ndikim, të cilat kanë ushtruar trysni ndaj pjesëmarrësve kryesor, përfshirë këtu edhe presidentit të ICC-së, që mos të marrin pjesë në të.

Në mesin e atyre, të cilët kanë anuluar apo refuzuar ftesat për pjesëmarrje, janë Presidenti i Asamblesë së Partive Shtetërore për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, Tina Intelman; Këshilltari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për parandalimin e gjenocidit, Adama ieng; drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth dhe avokatja e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Patricia O’Brien.

Tubimi do të fillojë me një seancë publike, në të cilat që të 193 shtetet anëtare të OKB-së do të kenë mundësinë të flasin.

Në janar, Jeremici organizoi një koncert të një kori të rinisë serbe në Asamblenë e Përgjithshme, në të cilin mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Gjatë paraqitjes, kori këndoi edhe këngën luftarake serbe nga Lufta e Parë Botërore, “Marshi mbi Drinë”, për të cilën grupet e viktimave nga Bosnja theksuan se është kënduar nga forcat serbe gjatë luftës në vitet e 90-ta.

Sekretari Ban Ki Moon, i pavetëdijshëm për historinë e këngës, duartrokiti, duke nxitur ankesat e grupeve nga Bosnja.

“Gjenocidi që ka ndodhur në Srebrenicë, Zhepë dhe pjesët tjera të Bosnjës, është kryer nga agresorët serbë, të cilët këndonin këtë këngë përderisa dhunonin, vrisnin dhe spastronin etnikisht popullatën jo-serbe”, u theksua në kumtesën e Organizatës së Boshnjakëve në Amerikë.

Ishte kjo një ngjarje turpëruese për Banin, zëdhënësi i të cilit më pas lëshoi një kumtesë, në të cilin u shpreh keqardhje dhe u nënvizua se nuk ka pasur njohuri për historinë e këngës, e cila nuk kishte qenë e përfshirë në programin zyrtar.

Por zëdhënësi i dytë i Banit, Eduardo Del Buey, theksoi se Ban nuk e ka ndër mend të bojkotojë ngjarjen në prill. “Nëse është në New York, ai do të marrë pjesë”. I pyetur se a ka Bani për qëllim që të jetë në qytet, Del Buey rekomandoi që për këtë të pyetet Jeremici.

(Foreign Policy)

Përgatiti: Arsim Buxhovi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.