Na u trandën ëndrrat

Cikël i poezive nga Demush Mehmeti
MBETUR VIRGJËR
Sa shpesh më shpërfaqesh në më të bukurat ëndrra
Si më e vakëta ngrohtësi pranvere
Si zjarret e marseve që kurrë nuk u shuanë
Ndezur në truall shqiponjash
Në flakë shpirti
Ikin si era, bashk me marset ndërrohen dhe vitet
Zbehen ikin tonat kujtime
E po sa shpejt po mplakemi, iku mosha
Unë dhe ti më i madhi fiksimi im
Mbetur virgjër
Po mbetem një peng vetmie
Si një aktor i shpifur drame në teatër kohe
Gllabërues, idhnak fantazie
Vetëkalitës imagjinatë
Me të përhershmen dashuri për ty, për tokën time
NA U TRANDËN ËNDRRAT
Nga ca prurje kohe sikur na u trandën ëndrrat
Ngriu gjaku
U errën vizionet
Dashuruar pas jetës rrahur me erërat
Përbijmë shtrëngatat
Kacafytur me të errëtat
Frikë nga të papriturat
Të pazot e vetës
Shtyer me stuhi moti si një trumcak i egër
S’DUA AS TI PËRMEND
Pas netëve goxha të gjata herë herë me hipertension
Dalin të freskëtat mëngjese
Dita merr fronin
Me ca riga shiu rrjedhur me butësi
Si loti im i pa tharë
Shkëlqejnë ca rreze të herëpashershëm dielli
Dritaren time ledhatojnë
Këthjellën sytë
Akullnajat ngrirë në thellësi shpirti shkrijnë
Ngrohet çdo skut e skaj
Kudo të më jeni një përshëndetje nga shpirti im
Për ju gjaku i tonës zemër
Palcë e tonit asht
Lumturia jonë e pafund
Malli dhe mërzia larg qofshin, s’dua as ti përmend!
Remnik
Me 02. mars 2025