Uji Dea

Na pret terri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zhurmat e agregatëve për prodhimin e energjisë elektrike pritet të rikthehet gjatë këtij dimri. Kosovarët gjatë këtij sezoni do të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Kjo për shkak të incidentit të qershorit në njësitë e termocentralit ‘Kosova A’ dhe humbjeve të mëdha të energjisë. Nga kjo fatkeqësi të vetmit që do të përfitojnë do të jenë shitësit e agregatëve.

Ekspertët e energjetikës thonë se ky dimër do t’u ngjasojë atyre të pasluftës sa i përket krizës energjetike. Eksperti i energjetikës, Avni Kurshumliu, thotë se bazuar në kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës do të përballen me mungesë të energjisë elektrike. “Këtë dimër na pret terri, pasi që KEDS-i nuk ka leverdi me importuar dhe t’i mbulojë të gjitha kërkesat. Dimri më i keq që nga pas lufta ka me qenë ky”.

Uji Dea

Kurshumliu thotë se qeveria ka dështuar në menaxhimin e sektorit të energjisë në vend. “Qeveria e Kosovës është në udhëkryq se a me investuar në KEK, apo me importuar rrymë dhe me ia fal KEDS-it. Gjendja është katastrofale dhe unë e them se ky ka me qenë dimri më i vështirë”, ka thënë Kurshmuliu…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.