Hidromorava

“Na me ty nuk bashkëpunojmë, pavarësisht a i fiton zgjedhjet – Kjo nuk na detyron”, Dukagjin Gorani thotë se ky është mesazhi i Grenell ndaj Kurtit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, se deklarata e emisarit amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ndaj kryeministrit Albin Kurti tregon që ai po i thotë Kurtit që “nuk bashkëpunojmë me ty pavarësisht a i fiton zgjedhjet apo jo.

Gorani ka thënë se përfaqësuesit politikë nuk po e kuptojnë momentin në të cili ndodhet bota gjatë Administratës Trump.

ARKATANA

“Ne duhet me shiku sa jemi pro-amerikan në veprimet tona, e jo me deklarata e anketave. Unë nuk jam duke i pa përfaqësuesit politikë që janë duke e kuptuar momentin politik në të cilin ndodhet bota, momentin gjeopolitik, s’jemi duke mundur me marrë vesh që kjo nuk është administratë tradicionale që jemi mësu me pa që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Grenell nuk është ka na pyet, ai po na tregon. Ajo që i ka thënë mbrëmë kryeministrit është kështu, na me ty nuk bashkëpunojmë pavarësisht a i fiton zgjedhjet, ti mundesh me i fitu 100%”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.